Bajqinovci ironizon me Ramën pas vërshimeve në Prishtinë: Ia paska ndërruar destinacionin liqenit

Pas reshjeve të shumta të shiut, mbrëmë në Prishtinë u bllokuan shumë rrugë, duke përfshirë edhe një hapësirë te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video të “Vrojtuesve të lagjes” dhe ka ironizuar me udhëheqjen e Prishtinës, më saktësisht me kryetarin Rama, i cili kohë më parë kishte premtuar krijimin e një liqeni në Prishtinë.

“Liqenit ja paska ndrruar destinacionin Komuna e Prishtinës”, shkroi Bajqinovci.