Pas reshjeve të dendura të shiut në Prishtinë, ekipet në terren për vlerësimin e situatës

Një ditë më parë vendi ynë është përballur me reshje të dendura të shiut, ku janë raportuar edhe vërshime, si dhe dëme materiale.

E pas reshjeve Drejtoria për Siguri dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot kanë dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Kështu tha drejtori i Drejtorisë për Siguri në Komunë të Prishtinës, Lulzim Fushtica.

Sipas tij, së bashku me kryetarin Rama janë në terren duke bërë vlerësimin e situatës, si dhe parapërgatitje për ditët e ardhshme.

“Jam në terren me kryetarin, duke bërë vlerësimin e situatës pas të reshurave të mëdha dhee për ta bërë sanimin e gjendjes. Por, më shumë me përgatit plan edhe për ditët e ardhshme”, ka thënë Fushtica në një prononcim për Telegrafin.

Ndryshe, sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen, duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihen reshje breshri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.