I privuar nga liria, arratiset një person për në Serbi
Një person, pasi kishte qenë në kërkim policor, me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 02:00, në pikëkalimin kufitar në Merdar - Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se është njoftuar prokurori, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale.
“I dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte qenë në kërkim policor, me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë. Është njoftuar prokurori, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale”, thuhet në raport.