Telashe edhe me rrymë për shkak të shiut dhe erërave, KEDS-i tregon rajonet e prekura

Pas reshjeve të mëdha të shiut, KEDS-i ka njoftuar opinionin se në disa lokacione sistemi energjetik ka dalë jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj.

Por, KEDS-i ka njoftuar se në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion

“Reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditën e sotme kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet. Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike , vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa Lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit”.

“Aktualisht, rajoni më i prekur është Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj. Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.