Reshjet e shiut, QKUK: Uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë
Reshjet e shiut në Prishtinë kanë përfshirë edhe Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
SHSKUK njofton se si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit, i cili ka depërtuar në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë, ku fatmirësisht s’ka pasur aparatura mjekësore.
Ekipet e QKUK-së bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme.
QKUK-ja paralajmëron se ditëve të ardhshme do të njoftojë saktësisht mbi pasojat eventuale të shkaktuara nga reshjet e sotme të dendura të shiu.