Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës.

Lajmi u konfirmua nga Emergjenca e Spitalit.

“Po, një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pajetë do ta marrë mjekësia ligjore. Më tepër informata s’kemi për të. Po ashtu edhe një person është sjellur i lënduar tek ne”, thanë nga Emergjenca e Mitrovicës.

Pak më herët u bë e ditur se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë edhe një veturë. /klankosova