S’u ftua në “Euro 2024”, Uzuni i jep përkrahje Shqipërisë ndaj Spanjës: Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim
Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në grupet e “Euro 2024” të hënën ndaj Spanjës.
Kuqezinjtë aktualisht kanë një pikë në vendin e tretë.
Fitorja e kualifikon Shqipërinë, kurse barazimi e mban me gjasa nëse Kroacia nuk fiton ndaj Italisë.
Për ndeshjen e nesërme, kombëtarja ka marrë mbështetje nga Myrto Uzuni, ani pse nuk u ftua nga trajneri në grumbullim për këtë kampionat evropian.
“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkroi ai në Instagram.
Ndeshja Shqipëri - Spanjë fillon në ora 21:00. /Zëri