Tërmet në Rusi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të diel Oqeanin Paqësor pranë bregut të Kamchatkës në lindje të largët të Rusisë, njoftoi shërbimi gjeofizik i Akademisë së Shkencave Ruse.

Shërbimi tha se epiqendra e tërmetit ishte në Oqeanin Paqësor pranë bregut lindor të Kamchatka në një thellësi prej 127 kilometrash.

Ndërsa, bëhet e ditur se nuk ka pasur dëme materiale dhe as në njerëz. /abcnews