Përparim Rama e zhduk planprogramin me të cilin e fitoi Prishtinën?

Premtimet që bëri për transformimin e kryeqytetit gjatë fushatës elektorale në vitin 2021, Përparim Rama, po akuzohet nga opozita se i fshiu nga interneti, pak pasi mori drejtimin e Prishtinës.

Të shqetësuar për diçka të tillë janë edhe nga PDK-ja, ndërsa thonë se janë të bindur që e vërteta e krejt kësaj, “ka të bëjë me një minimum të punës së qeverisjes Rama në krahasim me premtimet e bëra në 2021-ën”.

Se Rama, nuk u tregua i sinqertë me prishtinasit qe ia besuan udhëheqjen e saj, e thonë edhe nga INPO, organizata që monitoron punën e komunës.

E këta të fundit akuzat e bëra, i hodhën poshtë duke ngulur këmbë se programi qeverisës ekziston në Facebook. Tutje ata shtojnë se të njëjtin program, në baza çdo vjetore e analizon dhe jep rezultate edhe instituti GAP dhe jo vetëm, pasi të njëjtin e posedojnë edhe akterë të tillë, që kanë interes ndaj vlerësimit publik. /KlanKosova