Ky është 17-vjeçari që u vetaksidentua për vdekje me motoçikletë në Rahovec

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Rahovec si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima fillimisht përderisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, i njëjti e ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe është rrokullisur jashtë rrugës, shkruan Zeri.info.

“Rr. Transiti i ri, Rahovec 22.06.2024-22:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Është i pari i Rahovecit, Smajl Latifaj, ai i cili ka bërë të ditur se viktima është 17-vjeçari, Adonis Raba, nxënës i klasës së 11-të të Shkollës së Mesme të Ulët “Xhelal Hajda – Toni”.

Latifaj i ka shprehur ngushëllime familjes Raba.

Edhe nga Shkolla e Mesme e Lartë "Xhelal Hajda - TONI" nw Rahovec, i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Në anën tjetër, Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i 17-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Zëri