Edhe sot mot përvëlues, temperatura deri në 33 gradë

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme,të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kurse, indeksi UV mbetet shumë i lartë prandaj rekomandohet zbatimi i këshillave të IKSHP. Ndërsa, java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.