Clarku nesër për vizitë në Kosovë, takohet me Abdixhikun, do t’i ndahet Dekorata Dr. Ibrahim Rugova

Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, do të jetë nesër për vizitë në Kosovë.

Clarku do të pritet nesër nga ora 09:00 nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.