Notat e lojtarëve, Gjeorgji 1-1 Çeki: Mamardashvili më i miri i ndeshje

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 dueli mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke në Euro 2024, e vlefshme për Grupin F.

Tek Gjeorgjia golin e shënoi Georgi Mikautadze nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa tek Çekia për të barazuar rezultatin në 1-1 u përkujdes Patrik Schick.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili që u vlerësua me notën 9.7 pasi bëri plotë 11 pritje në këtë takim.

Me notë të mirë u vlerësuan edhe Georges Mikautadze dhe Anzor Mekvabishvili që morën nga një 7.3.

Tek Republika Çeke lojtari me notën më të lartë ishte Patrik Schick i cili u vlerësua me 7.8, ndërsa me paraqitje të mira u dalluan edhe Tomas Soucek (7.7) dhe Ladislav Krejci (7.4).

Dështimi i ndeshjes ishte Saba Lobjanidze i Gjeorgjisë i cili mori notën 6.3 pasi humbi një rast të pastër shënimi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

Gjeorgji:

Çeki: