Mbyllet pjesa e parë baras mes Polonisë dhe Austrisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Poloni - Austri, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat baras 1-1.

Fillimisht në epërsi kaloi Austria përmes golit të Traunerit në minutën e nëntë, kurse Polonia barazoi me Piatekun në minutën e 30-të.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion”. /Zëri