Këto janë gjasat e Shqipërisë për ta kaluar grupin në “Euro 2024”

Shqipëria ka ende gjasa për ta kaluar grupin e vdekjes në “Euro 2024”.

Momentalisht, kuqezinjtë kanë një pikë në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit do të përballen me Spanjën, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje nga pozita e parë në grup, pas fitores ndaj Italisë.

E kjo mund të jetë arsyeja që përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, të pushojë disa prej futbollistëve kryesorë dhe të paraqitet me lojtarët rezervë, që potencialisht do t’i jepte më shumë gjasa Shqipërisë për kualifikim.

E sipas projeksioneve të “Euro 2024” Shqipëria ka 22% gjasa për ta kaluar fazën e grupeve, ku bëjnë pjesë Spanja, Italia dhe Kroacia.

Më pak gjasa për të kaluar tutje kanë vetëm Hungaria 19% dhe Gjeorgjia 17%.