KQZ-ja largon përdorimin e sprejit në procese zgjedhore dhe miraton formatin e kabinave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e specifikave të kabinave të votimit, që do të përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore. Gjithashtu, në këtë mbledhje u miratua vendimi për largim të spërkatësit e që do të përdoren ngjyra matrikuluese.

Një kabinë votimi do të jetë nga letër kartoni e fortë dhe do të vendoset mbi tavolinë.

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së, ka thënë se këto kabina duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ-së.

“Ne kemi shqyrtuar disa modele dhe disa lloje materialit që përdoret. Ka qenë e domosdoshme që specifikat e kabinës së votimit të përdorën për disa procese zgjedhore, ky material duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen në depo të KQZ-së, gjë që do të kursente buxhetin e shtetit dhe të KQZ-së. Këto specifikat janë konform që kemi pas si Këshill i operacioneve ligjore”, ka thënë Elshani

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, e sheh si të arsyeshme që duhet të ketë një orë praktike për të parë sa është e mundshme një kamerë t’i shohë personat se për kë votojnë.

“Unë mendoj qe një herë duhet me pas një orë krejt praktike dhe kemi për detyrë të KQZ-së po me i marr krejt ata qe kanë rezerva lidhur me vendosjen e kamerave dhe pozitën e kabinave të votimit dhe me marrë kamera të mira edhe me praktikisht edhe ata që kanë vërejtje se vërejtjen duhet me i marrë seriozisht dhe me pa sa është e mundshme një kamerë me pa ku mundet me qenë problemi, a mundet me dit dikush për kë unë po votoj”, tha ai.

Edhe anëtari tjetër i LVV-së, Alban Krasniqi, u shpreh se ky format i kabinës është më i përshtatshëm prej dallim prej herëve të tjera.

“Kabina në formatin qysh është e përshtatshme për vendosjen në tavolina në qendra të votimit për dallim prej herëve të tjera ky dimension është me i gjerë dhe më i gjatë, zë hapësirë në të gjitha dimension me ndervepru edhe më mirë baza saj është tavolina e shkollës”, tha Krasniqi.

Spërkatësi i cili hidhej në gishtin e madh të një qytetari, që votonte, nuk do të përdoret në proceset e ardhshme zgjedhore.

Në vend te sprejit KQZ-ja do te përdorë ngjyrën matrikuluese, me të cilën do të bëhet gishti i madh i dorës së djathtë të votuesit.

Ky vendim u mor në mbledhjen e 36-të të KQZ-së për vitin 2024.

Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ-ja mori vendim për miratimin e specifikave të kabinave të votimit që përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore.

Një kabinë votimi do të jetë nga letër kartoni e fortë dhe do të vendoset mbi tavolinë. /EO