Arrestohen dy persona në Prishtinë, u kapën me marihuanë

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar, pasi gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë, në peshë 37.1 gramë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit tjetër si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 419.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Lidhur me rastin është bërë evidentimi i dëshmive të gjetura si prova materiale dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti u është nënshtruar procedurave të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri