Gjakovë, burrë e grua bëhen për spital pasi rrihen mes vete

Një burrë dhe një grua janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë për dhunë në familje.

Sipas Policisë, të njëjtët dyshohet se janë përleshur në mes vete, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

“Lidhur me rastin e dyshuara ka pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit është liruar, ndërsa i dyshuari ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri