Vazhdon vala e të nxehtit në Kosovë, sot deri në 35 gradë Celsius

Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell, ku pjesërisht do të ketë dhe vranësira.

Siç bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, e ato maksimalet nga 28 deri në 35 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.