Spanja fiton dhe kualifikohet, e mban ende Shqipërinë në lojë
Spanja ka arritur të shënojë edhe fitoren e dytë në kampionatin evropian “Euro 2024”.
Spanjollët arritën të triumfojë ndaj Italisë me rezultat 1-0, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “VELTINS-Arena”.
Golin arriti ta shënojë Calafiori në minutën e 55-të (autogol).
Kësisoj, Spanja shënon fitoren e dytë dhe aktualisht ka gjashtë pikë në tabelë, kurse Italia e dyta me tri sosh.
Ndeshjen e radhës dhe të fundit, Spanja e zhvillon ndaj Shqipërisë, kurse Italia ndaj Kroacisë, të hënën, në ora 21:00. /Zëri