Vdes 47-vjeçarja në Prizren pasi ra në hapësirën e ashensorit nga kati i dytë

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Prizren, ku një grua me inicialet H.V. e moshës 47-vjeçare ka vdekur pas një incidenti me ashensorin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, duke treguar se deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore të cilat nuk i ka përballuar dhe ka ndërruar jetë, raporton Zeri.info.

“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences është konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit. /Zëri