AGK-ja dënon kërcënimet me jetë ndaj gazetarit, Arlind Sadiku

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK është shprehur i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetari i sportit në Klan Kosova dhe Art Motion, Arlind Sadiku.

Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia.

“AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi cenojnë sigurinë fizike të gazetarit”, ka thënë AGK-ja.

Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi në ndeshjen Angli – Serbi ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj.