Bëni xhinse të shqyera moderne shpejt dhe lehtë
E dimë se si është ndjenja kur gjeni një palë xhinse ideale të cilat ju rrinë perfekt për trupi – si përfundim, nuk do t’i zhvishnit fare dhe do të kishit shumë dëshirë që t’i mbanit përgjithmonë
Fatkeqësisht, kjo gjë nuk është e mundshme. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të bëni mrekulli, përkatësisht që t’i ridizajnoni tërësisht dhe të bëni një palë xhinse të reja atraktive.
Ne do t’ju tregojmë se si do t’i bëni.
Në vazhdim mësoni se si na xhinset e vjetra t’i bëni plotësisht të reja.
Këtë herë do t’ju tregojmë me fotografi se si nga të vjetrat mund t’i bëni xhinse të shqyera ultra moderne, të cilat gjithmonë janë në trend.
Nuk është e vështirë dhe nuk ju duhet shumë kohë, por as material. E gjitha që ju nevojitet është që me kujdes t’i ndiqni udhëzimet tona.
Ja çfarë ju nevojiten:
– Xhinse shumë pak apo fare të pashqyera
– Renda për limon
– Dara argjendari
– Gërshërë
– Letër gërvishtjeje
– Laps
Më parë me laps shënoni vendet në të cilat dëshironi të theksoni efektin e xhinseve të grisura, pritni dy linja, pastaj përdorni renden në mënyrë që të zbuten penjtë e stofit teksas, pastaj me dara apo me letër gërvishtjeje filloni t’i nxirrni penjtë nga stofi i teksasit.
Është e nevojshme që xhinset t’i pritni me gërshërë në aq vende në sa dëshironi të arrini efektin e xhinseve të grisura, dhe në secilën nga to aplikoni procesin e përshkruar pak më parë.
Rezultati përfundimtar i punës suaj do të jenë xhinse prefekt të reja dhe moderne, të cilat do të mund t’i vishni me kombinimet më të ndryshme të rrobave.