Me aktivitete të shumta, Istogu feston Ditën e Çlirimit

Istogu sot feston 25-vjetorin e çlirimit nga forcat serbe. Komuna për nder të kësaj dite ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh, të cilat do t’i shoqërojnë qytetarët përgjatë gjithë ditës.

Kryetari i kësaj komune Ilir Ferati së bashku me organizatat e dala nga lufta do të mbajnë një seancë solemne në Kuvendin Komunal për nder të çlirimit të Istogut, pastaj do të vazhdojnë me homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe përurimin e pllakës “Sheshi i gjakut” në Istog.

Komuna e Istogut përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar edhe disa aktivitete sportive në pingpong dhe basketboll.

Ndërsa do të përmbyllet në mbrëmje me një koncert madhështor, që do të mbahet në Parkun e qytetit, në orën 18:00.