Dren Boshnjaku zgjidhet kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës në mbledhjen e 52-të mbajtur sot me konform dispozitave ligjore, me gjashtë vota pro dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1-vjeçar ka zgjedhur kryesues të Bordit Drejtues doktor Dren Boshnjakun.

“Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar dhe falënderuar për kontributin e deritanishëm ish-kryesuesin dr. Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së dr. Besim Demollin”, thuhet ne njoftimin e SHSKUK-së.

Boshnjaku në fjalën e tij falënderoi anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore nga SHSKUK-ja.