Rrahje në Prishtinë, policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon armë e thika

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 00:14, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ka ndodhur një rrahje.

Me të arritur në vendngjarje zyrtarët policorë kanë vërejtur disa persona, të cilët në momentin që kanë vërejtur prezencën e policisë janë shpërndarë në drejtime të ndryshme.

“Aty afër nga persona të panjohur ishte hedhur një armë –pistoletë e kalibrit 7.65 mm me një karikatorë pa fishek, një thikë, ‘Boker’ dhe një thikë kuzhine, të cilat janë konfiskuar, ndërsa personit të dyshuar mashkull kosovar i është gjetur 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt.