Mbyllet pjesa e parë baras mes Skocisë dhe Zvicrës
Ka përfunduar pjesa e pare e ndeshjes Skoci - Zvicër, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1.
Fillimisht në epërsi kaloi Skocia me autogolin e shënuar nga Schari (13’), kurse për Zvicrën ishte Xherdan Shaqiri që realizoi supergol nga distanca (26’).
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “RheinEnergie”. /Zëri