Qeveria ia ndan mbi 10 mijë euro Këshillit Kombëtar Shqiptar për një vizitë në Gjermani

Qeveria e Kosovës ia ka ndarë mbi 10 mijë euro, Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësueseve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për një vizitë lobouese në Gjermani.

Vendimi është marrë sot në një mbledhje elektronike që ka mbajtur Qeveria e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Zëri