Sekuestrohet një armë automatike dhe 78 fishekë në Rahovec

Stacioni Policor në Rahovec, gjatë një interviste të një të dyshuar, lidhur me një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar.

Policia ka njoftuar se duke vepruar menjëherë mbi këtë informacion, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec.

Kontrolli ka rezultuar me sekuestrimin e armës automatike ilegale dhe78 fishekë, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa rasti mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt. Mbajtja e një arme pa autorizimin e duhur ligjor përbën vepër penale që paraqet rrezik”, njofton Policia. /Zëri

Arma e sekuestruar