Barazimi me Kroacinë: Rama: Kjo quhet krenari, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën

Shqipëria dhe Kroacia kanë ndarë pikë në ndeshjen e dytë të tyre në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Volksparkstadion” përfundoi me rezultat 2-2.

Golat për Shqipërinë i shënuan Laçi (11’) dhe Gjasula (90+5’), kurse për Kroacinë Kramariq (74’) dhe Gjasula autogol (76’).

Pas ndeshjes ka folur, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku përmes një postimi në Facebook, është shprehu i lumtur për një pikëshin e fituar. /Zëri

Postimi i plotë (pa ndërhyrje): 

KJO QUHET KRENARI

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.