Gjasula: Ishim ekipi më i mirë në fushë, ndaj Spanjës do të provojmë

Shqipëria dhe Kroacia kanë ndarë pikë në ndeshjen e dytë të tyre në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Volksparkstadion” përfundoi me rezultat 2-2.

Golat për Shqipërinë i shënuan Laçi (11’) dhe Gjasula (90+5’), kurse për Kroacinë Kramariq (74’) dhe Gjasula autogol (76’).

Pas ndeshjes ka folur Gjasula ku u shpreh se ishte shumë e vështirë në minutat e para që hyri ai në fushë, teksa theksoi se ndaj Spanjës do të provojnë.

“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua. Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund. Spanja? Normal që do të provojmë”, tha ai. /Zëri