Laçi: Ndaj Spanjës të tentojmë për kualifikim

Shqipëria dhe Kroacia kanë ndarë pikë në ndeshjen e dytë të tyre në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Volksparkstadion” përfundoi me rezultat 2-2.

Golat për Shqipërinë i shënuan Laçi (11’) dhe Gjasula (90+5’), kurse për Kroacinë Kramariq (74’) dhe Gjasula autogol (76’).

Pas ndeshjes ka folur golashënuesi i parë i kuqezinjëve, Qazim Laçi, ku tha se ndaj Spanjës të tentojmë për vendin e dytë apo tretë.

“Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët sepse tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë”, u shpreh Laçi. /Zëri