Pas barazimit ndaj Kroacisë, Kurti: Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm, ëndrra vazhdon

Shqipëria dhe Kroacia kanë ndarë pikë në ndeshjen e dytë të tyre në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Volksparkstadion” përfundoi me rezultat 2-2.

Golat për Shqipërinë i shënuan Laçi (11’) dhe Gjasula (90+5’), kurse për Kroacinë Kramariq (74’) dhe Gjasula autogol (76’).

Pas ndeshjes ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku u shpreh se ëndrra vazhdon. /Zëri

Postimi i plotë nga Kurti: 

Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!