Shqipëria dhe Kroacia ndajnë pikët

Shqipëria ka nxjerrur rezultat të rëndësishme në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjët arritën të barazojnë ndaj Kroacisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Volksparkstadion” përfundoi me rezultat 2-2.

Fillimisht në epërsi kaloi Shqipëria përmes Laçit në minutën e 11-të, kështu duke e mbyllur fraksionin e parë te lojës me super paraqitje, kurse barazimi erdhi nga Kramariq (74’), kurse në minutën e 76’ Kroacia bëri përmbysjen përmes autogolit të Gjasulës.

Shqipëria nuk u dorëzua deri në fund, dhe në minutën e 90+5’ arriti të barazojë gjithçka, falë golit të Gjasulës.

Kësisoj, me këtë barazim, Shqipëria e sheh vetën në vendin e tretë me një pikë, kurse Kroacia e fundit me një sosh.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria luan ndaj Spanjës me 24 ( e hënë) duke filluar në orën 21:00, derisa Kroacia ndaj Italisë, me po të njejtin orar. /Zëri