Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në epërsi ndaj Kroacisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kroaci - Shqipëri, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Shqipëria është duke udhëhequr me rezultat 1-0, pas pjesës së parë ndaj kroatëve.

Ishte Laçi që në minutën e 11-të arriti ta shënojë golin e epërsisë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Volksparkstadion”. /Zëri