Formacionet zyrtare: Kroaci - Shqipëri

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kroaci - Shqipëri, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Volksparkstadion” dhe fillon në orën 15:00.

Shqipëria në ndeshjen e parë pësoi humbje nga Italia me rezultat 2-1 dhe aktualisht është në vendin e tretë me 0 pikë në Grupin B, teksa sot synon të shënojë fitoren e parë në këtë “Euro 2024”.

Nën anën tjetër, edhe Kroacia ka pësuar në ndeshjen e parë ndaj Spanjës me rezultat 3-0 dhe në tabelë është e fundit me 0 sosh.

Tashmë gjithçka është gati dhe janë publikuar edhe formacionet zyrtare. /Zëri