Bislimi pas rekomandimit për largim masash: Asociacioni s’është kusht për heqjen e tyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka vlerësuar se asnjë shtet nuk ka qenë kundër heqjes së masave, përveç disave të cilat kanë kërkuar që ato të hiqen gradualisht.

Numri dy i ekzekutivit ka thënë se ato qysh në fillim janë vendosur kanë qenë të padrejta.

Madje, sipas tij, padrejtësi shtesë ndaj Kosovës, ka qenë mosvendosja e masave ndaj Serbisë.

“Ne shpresojmë që asnjë vendim nuk do të ngrit zanin që më i kundërshtu masat, për arsye se nuk ka pas një vend që është kundër heqjes së masave, ka pas dy-tre shtete të cilat kanë preferuar heqje graduale të masave në dy shkallë, por jo që ka pas të tillë të cilët kanë qenë kundër heqjes së masave, por shumica absolute e vendeve besohet se vendosja e masave ndaj Kosovës ka qenë e padrejtë mos vendosja e masave ndaj Serbisë ka qenë padrejtësia shtesë”, tha Bislimi, pas raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ndërsa i pyetur nëse themelimi i Asociacionit është kusht për heqjen e masave, Bislimi tha se kjo nuk është kërkuar nga Borrelli.

“Masat janë shumë të specifikuara dhe të caktuara, deklarata e zotit Borrell e datës 3 qershor, aty nuk përmendet Asociacioni”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se jo të gjitha vendet e Bashkimit Evropian i shtyjnë përpara interesat e Kosovës ose edhe vetë BE-së.

“Ka interesa të ndryshme të vendeve anëtare jo të gjitha i shtyjnë përpara interesat e BE-së edhe të Kosovës, por ka edhe të atillë që i favorizojnë disa kërkesa të Serbisë meqenëse i besojnë se në këtë mënyrë mund ta dorëheqin Serbinë drejt perëndimit por ky nuk është misioni jonë ne i gëzohem sa herë Serbia merr vendime që e çojnë atë drejt perëndimit por nuk është misioni jonë që ta kryejmë këta”, theksoi ai.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Bislimi ka thënë se shteti fqinj është ai që është treguar destruktiv e jo Kosova.

“Nuk e di, kjo nuk është bërë asnjëherë prej Kosovës është bërë nga destruktiviteti i Serbisë për arsye se Serbia në vazhdimësi e ka kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes bazike duke pretenduar që nuk ka marrëveshje bazike tash situata është e komplikuar për arsye se si parakusht edhe për disbursimin e pjesës së parë nga fondi i rritjes apo grup plan që pritet të bëhet në korrik është një vlerësim i zotit Lajçak për konstruktivitetin e palëve e ky konstruktiviete do të varet nga ato se në ç’masë palët e pranojnë edhe sekuencimin si fazë edhe Serbia do ta ketë sfidë, unë e pranoj që e kanë një plan të sekuencimit për një marrëveshje të cilën nuk e njoh se ekziston do të thotë Serbia do të detyrohet ta pranojë se ka një marrëveshje për Kosovën dhe duhet ta zbatojë”, u shpreh numri dy i Qeverisë.

Të mërkurën, shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi te vendet anëtare të hiqen masat e vendosura një vit më parë ndaj Kosovës. /EO