E bëri shqiponjën para tifozëve serbë, UEFA dënon gazetarin kosovar

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, është përjashtuar nga UEFA dhe i është hequr akreditimi për Kampionatin Evropian, merr vesh gazeta Express.

Sadiku është përjashtuar sot pas ankesës së Federatës së Futbollit të Serbisë për veprimin e tij para duelit Angli - Serbi.

Sadiku e bëri shqiponjën para tifozëve serbë dhe kjo është arsyeja e përjashtimit.

Sadiku nuk do të ketë autorizim më për të raportuar brenda stadiumeve në Gjermani gjatë Kampionatit Evropian.