Forumi i parë i biznesit Kosovë – Portugali, ftohen bizneset portugeze të investojnë në Kosovë

Tri memorandume bashkëpunimi janë nënshkruar të mërkurën në kuadër të Forumit të parë të Biznesit Kosovë - Portugali.

Memorandumi i parë ka qenë ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minhos, Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Rrjetit Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë Portugeze (RCCPM) dhe Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Studimeve Ekzekutive ISCTE dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka potencial shumë të mirë për investime në sektorin agrokulturë. Për këtë ka ftuar bizneset portugeze që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

“Ky forum shënon një arritje historike të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Portugalisë dhe lidhjeve tona ekonomike dhe kulturore. Të dyja vendet kanë bërë progres të madh në dy vitet e fundit. Vitet e fundit Kosova ka arritur rritje të madhe ekonomike duke i falënderuar makro-ekonomisë dhe rritjes së eksportit. Kjo shënon një arritje historike të dyja vendet kanë bërë progres viteve të fundit dhe Kosova tani e ka bërë veten si një partner të besueshëm. Kosova pritet që të rritet në sektor të ndryshëm. Sektori i turizmit portugez ofron rritje të madhe në Kosovë dhe ambienti jonë krijon mundësi fantastike për rritje ekonomike në të dy vendet. Agro-kultura është një zonë tjetër premtuese. Kosova ka potencial shumë të mirë për investime në sektorin agro-kulturë”, tha Gërvalla.

“Portugalia ishte një nga vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës. Qeveria e Kosovës është e gatshme dhe ka krijuar një ambient të favorshëm për investime të jashtme. Kosova gjithmonë do të jetë një partner i besueshëm për Portugalinë”, tha ajo.