Turqia e nis mbarë Kampionatin, mposht Gjeorgjinë

Turqia ka arritur të fitojë ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultat 3-1.

Fillimisht në epërsi kaloi Turqia përmes Muldurit në minutën e 25-të, teksa barazimi nga Gjeorgjia erdhi nga lojtari Mikautadze në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, Turqia mori sërish epërsinë ku ishte Guleri që në minutën e 65-të arriti të shënojë gol, teksa për golin e tretë u përkujdes Aktürkoëlu në minutën 90+7’.

Kësisoj, deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 3-1.

Me këtë fitore, Turqia është e para në tabelë me tri pikë, kurse Gjeorgjia e fundit me 0 sosh. /Zëri