Arrestohet i dyshuari për rastin e para disa ditëve në “Bregun e Diellit”

Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë”

Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se për rastin ka arrestuar një 23-vjecar, ndërsa ka sekuestruar një armë të gjatë AK-47, revole, granatë dore dhe thikë, transmeton Zeri.info.

“Arrestimi i personit të dyshuar:

H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuatit, ku janë gjetë dhe sekuestruar:

- një armë e gjatë AK-47

- një revole

- një granatë dore

- një thikë etj.

Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Zëri

Armet e sekuestruara