Zyrtare: Llapi përforcohet me Muhamed Useinin

Llapi ka njoftuar se është përforcuar në repartin e mbrojtjes, duke nënshkruar me Muhamed Useinin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. /Zëri

Postimi i plotë:

Komunikatë Zyrtare: Muhamed Useini 

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e qendrës, Muhamed Useini.

Useini vjen në klubin tonë pas eksperiencës dy-vjeçare me FC Prishtina, me të cilët u paraqit në 72 ndeshje zyrtare dhe arriti t'i realizoj 3 gola.

Futbollisti tetovar është prezantuar sot në ambientet e klubit nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirësardhje në mesin tonë, duke i uruar edhe suksese të mëtutjeshme.

Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër dhe menjëherë është bashkuar me grupin në përgatitjet e garave evropiane.

Mirë se vjen dhe paq suksese me fanellën bardhekaltër, Meti.