Lajçaku mbërrin në Qeveri, takohet me Bislimin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Në lidhje me takimin ka njoftuar më herët Qeveria e Kosovës, pa përmendur arsyen e vizitës së emisarit, transmeton Zeri.info.

Lajçaku viziton Kosovën një ditë pas një takimi në Athinë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq. /Zëri