Kurti pret sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, takimi mes Kurtit dhe Arbelit zhvillohet në orën 11:20, në ndërtesën e Qeverisë.