Lajçaku për takimin me Vuçeviqin: E informova për zhvillimet aktuale në dialog

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviq, në Athinë.

Lajçaku tha se me të ka folur për atë se ku ndodhet procesi i dialogut, si dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.

“Në Athinë, u takova me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq. E informova për zhvillimet aktuale në dialog dhe fola rreth marrëdhënieve BE-Serbi”, ka shkruar Lajçak.