Raportohet për aksident të rëndë në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar përfshirë dy këmbësorë.

Të lënduarit janë duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aksidenti ndodhi mes dy vetura dhe si pasojë e goditjes mes tyre u goditën edhe dy kalimtarë rasti./llapi.info