Franca fiton minimalisht ndaj Austrisë
Franca ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Austrisë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena”, përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e shënoi lojtari Wöber në minutën e 38-të (autogol).
Kësisoj Franca është e dyta me tri pikë, kurse Austria e fundit me 0 sosh. /Zëri