Hysaj reagon pas humbjes nga Italia: U kërkoj falje tifozëve, tani të koncentrohemi për ndeshjen e ardhshme

Mbrojtësi, Elseid Hysaj ka reaguar pas humbjes së Shqipërisë nga Italia, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Kanë kaluar dy ditë prej kur Shqipëria u mposht nga Italia me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të “Euro 2024”.

Kësisoj, dy ditë më vonë tashmë ka reaguar Hysaj përmes një postimi në “InstaStory”, ku u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që shkaktoi golin e dytë, teksa ka theksuar se tani duhen të koncentrohen në ndeshjet e ardhshme.

Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e radhës e zhvillon të mërkurën ndaj Kroacisë, në ora 15:00. /Zëri

Më poshtë mund të shihni postimin e  Hysajt: