Osmani takohet me ministrin australian, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me ministrin për Shërbimet Qeveritare të Australisë, William Richard Shorten, në Zvicër, në kuadër të Samitit për Ukrainën.

Ajo u shpreh se e ka falënderuar atë për mbështetjen e Australisë që ia ka dhënë Kosovës.

“Së bashku diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera, zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe rolin e paçmuar të diasporës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë të qëndrueshëm”, shkroi Osmani.