IHMK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-drejtorit, Sylë Tahirsylaj.

Tahirsylaj, i cili po ashtu kishte qenë profesor, vdiq sot në moshën 75-vjeçare.

“Profesori Sylë Tahirsylaj vite me radhë ka udhëhequr Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushtimin për IHMK-në, në veçanti për Sektorin e Meteorologjisë”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

“Me këtë rast, IHMK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve të profesorit, kolegëve, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë miqve të tij”.